Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, përkatësisht në hyrje-dalje të pjesës jugore të Prizrenit.
Të lënduar kanë mbetur dy shtetas të Shqipërisë dhe dy të tjerë shtetas kosovarë, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.
Në njoftimin e Policisë të hënën thuhet se njëri prej drejtuesve të veturave ka rezultuar me alkool në gjak dhe është arrestuar.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona dy shtetas të Shqipërisë dhe dy të Kosovës të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari ka rezultuar me alkool në gjak 1.12 promilë dhe i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.
-
Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksident në Prizren, një person përfundon në spital
-
Pesë të lënduar në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”
-
Arrestohet i dyshuari për aksidentin me lëndime të rënda në Prizren
-
Disa të lënduar në aksidentin mes veturës dhe minibusit në autostradën “Ibrahim Rugova”
-
Arrestohet edhe një i dyshuar për aksidentin me tri viktima në Prizren