Të paktën katër persona kanë mbetur të lënduar në Stupë të Klinës, në një aksident midis trenit dhe veturës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë për KOHËN se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:35.
Ai ka njoftuar se personat e përfshirë kanë marrë lëndime të lehta.
“Sot rreth orës 12:35, Policia është njoftuar për një aksident i cili ka në fshatin Stupë-Klinë mes trenit të udhëtarëve dhe një veture, si pasojë e këtij aksidenti katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Rugova.
Javën e kaluar, një aksident mes trenit dhe një veture ndodhi edhe në Jagodë të kësaj komune, ku një person mbeti i vdekur dhe tre të tjerë të lënduar.
Artikuj të ngjashëm
-
Një i lënduar nga aksidenti mes veturës dhe trenit në Fushë-Kosovë
-
Një i lënduar në aksidentin me tren në Klinë
-
Dy të lënduar në aksidentin mes trenit dhe një veture në Grabovc
-
Dy të lënduar nga aksidenti mes veturës dhe trenit në Prishtinë
-
Një i vdekur dhe tre të lënduar në aksidentin mes trenit dhe veturës në Klinë