Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Suhodoll të Prishtinës, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
PK thotë se aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 12:48, dhe në të janë përfshirë dy vetura, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“I dyshuari, mashkull shqiptar, derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur veturën tjetër të cilën e drejtonte viktima, mashkull shqiptar. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar katër persona, tre meshkuj dhe një femër, të cilët pas tretmanit mjekësor në QKUK janë liruar”, thuhet në komunikatë.