Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Katër të arrestuar për një vjedhje në një shkollë fillore në Pozharan

Foto: Ilustrim

Janë arrestuar katër persona, pasi që të njëjtit dyshohen se mes datave 14 dhe 17 janar kishin vjedhur katër laptopë në një shkollë fillore në Pozharan të Vitisë, në vlerë 2500 euro.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, kompjuterët janë konfiskuar në tre lokacione të ndryshme. Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Policia e Kosovës, konkretisht njësitet e hetimeve nga stacioni policor në Viti, pas një pune operative dhe hetimore mirë të organizuar, ka arritur të lokalizojë, identifikojë katër të dyshuar të cilët, më 10.02.2021 janë arrestuar. Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës. Kompjuterët portativ janë konfiskuar nga ana e policisë në tri lokacione të ndryshme, dhe i janë kthyer pronarit legjitim. Me urdhër të prokurorit, dy të dyshuar viti i lindjes 2002, ndalohen në mbajtje për 48 orë, gjersa ndaj dy të dyshuarve tjerë rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet nga Policia.