Policia e Kosovës i ka arrestuar pesë persona në fshatin Pastasellë të Rahovecit pasi dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në një aheng.
Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur më 30 korrik ku ishte arrestuar një person, e të enjten janë arrestuar katër të tjerë. Për rastin janë sekuestruar një armë zjarri e gjatë automatike, tri pistoleta, pesë karikatorë, 22 fishekë dhe 31 gëzhoja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRasti po trajtohet si “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
“Festa me armë është rrezik për të gjithë, zgjidhni të festoni me zemër dhe pa armë”, thuhet në njoftimin e Policisë.