Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Katër të arrestuar në Podujevë, sekuestrohet një armë

Policia e Kosovës ka kryer një bastisje të dielën në fshatin Dumnicë në Podujevë, duke i arrestuar katër persona dhe duke sekuestruar një armë.

Sipas njoftimit, të arrestuarve me inicialet B.Z., 20-vjeçar, M.H., 23-vjeçar dhe Rr.H., 57-vjeçar, iu është iniciuar vepra penale vetëgjyqësi.

Ndërsa, të arrestuarit Rr.Z., 56-vjeçar, i janë iniciuar veprat përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Sekuestrimi i armës, sipas Policisë, rezultoi pas marrjes së informatës për të shtëna me armë zjarri në atë zonë.

“Të dyshuarit, pas arrestimit, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit u dërguan në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, si vijimësi e fazave të mëtejme të procesit hetimor”, thuhet në njoftimin policor.