Katër raste janë raportuar në Polici për dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas raportit të Policisë, në Prishtinë është arrestuar një person pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq në Obiliq është arrestuar një burrë pasi kishte kanosur bashkëshorten e tij. Sipas njoftimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Edhe në Istog është arrestuar një person pasi kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij. Njoftohet se viktima ka pranuar tretman mjekësore ndërkaq me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq në Gjakovë një grua ka informuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur nga djali i axhës. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
-
Gjashtë raste të dhunës në familje për 24 orë
-
Dhjetë raste të dhunës në familje në 24 orë, në të gjitha viktima gratë
-
Katër raste të dhunës në familje, të dyshuarit lirohen me procedurë të rregullt
-
Katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
-
Pesë raste të dhunës në familje për 24 orë, katër të arrestuar – një në arrati