Katër persona, të armatosur kanë tentuar që ta grabisin një postë të shpejtë të premten në mbrëmje, në fshatin Mazgit të Obiliqit.
Sipas njoftimit të Policisë të shtunën, të dyshuarit janë ballafaquar me pronarin e biznesit i cili ka ekspozuar një revole.
“Katër të dyshuar meshkuj të maskuar dy prej tyre me armë të gjata, një me revole dhe një me një çekan kanë tentuar të kryejnë një grabitje në një biznes (postë e shpejtë). Pas ballafaqimit verbal me pronarin e biznesit, të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Gjatë ballafaqimit dyshohet se pronari i biznesit ka ekspozuar një revole, e cila është sekuestruar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.
-
Arrestohen katër të dyshuar për tentim të grabitjes së një poste në Obiliq
-
Arrestohen katër persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda
-
Arrestohen tre të dyshuar për grabitje në tentativë në Obiliq
-
Punëtori i postës së shpejt në Obiliq inskenon grabitjen e mbi 900 eurove, arrestohet
-
Dy punëtorëve të PTK-së në Obiliq u vidhet një shumë parash