Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të mërkurën katër persona të dyshuar për tentim grabitje e cila ka ndodhur më 23 qershor në zyrat e një poste në fshatin Mazgit të Obiliqit.
Sipas njoftimit, personat e arrestuar janë: F.C, 31 vjeç, R.A, 32 vjeç, K.Sh, 27 vjeç dhe Z.Z, 21 vjeç.
“Operacionet janë realizuar në dy lokacione të ndryshme, në fshatin Jezerc dhe në Prishtinë, ku janë arrestuar personat e dyshuar, të cilët dyshohet se janë përfshirë në një tentim grabitje, e cila ka ndodhur me datë 23 qershor 2022, në zyrat e një poste në fshatin Mazgit të Obiliqit. Personat e arrestuar: F.C, 31 vjeç, R.A, 32 vjeç, K.Sh, 27 vjeç dhe Z.Z, 21 vjeç me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
-
Arrestohen tre të dyshuar për grabitje në tentativë në Obiliq
-
Katër persona të armatosur tentojnë ta grabitin një postë të shpejtë në Obiliq
-
Arrestohen katër të dyshuar për grabitje në Prishtinë
-
Arrestohen katër persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda
-
Arrestohen pesë persona për tentim vjedhje në Fushë-Kosovë