Mbrëmë rreth orës 15:00, në Stacionin Policor në Vushtrri, është raportuar një rast i ‘vjedhjes së rëndë’, ku cak i kësaj vjedhje ishte një shtëpi private nga ku ishin vjedhur stoli ari me një vlerë të konsiderueshme.
Policia përmes një komunikate për media, njofton se njësitë policore menjëherë kanë ndërmarrë veprime konkrete, ku vetëm pak orë pas kryerjes së veprës penale është arritur që të identifikohen dhe të arrestohen katër persona të dyshuar për përfshirje në vepër penale vjedhje e rëndë.
Personat e dyshuar të arrestuar janë:
H. 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
M. 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
H. 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
Edhe
Arrestohen katër të dyshuar për vjedhje në Vushtrri
I. M 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
“Në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar stoli ari dhe gjësende të ndryshme, të cilat pas procedurave të nevojshme i janë kthyer pronarit. Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit dy të dyshuarve të parë u është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar për procedurë të rregullt”, njofton policia.
-
Arrestohen dy persona në Gjilan, dyshohen se vodhën stoli ari e para nga një shtetas i huaj
-
Arrestohen dy shtetas të Kosovës, dyshohen për vjedhje të rënda në Austri
-
Arrestohet 41-vjeçari, dyshohet për vjedhjen e stolive të arit në vlerë 20 mijë euro
-
Katër vjedhje të rënda në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit