Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të enjten në Gjilan dy persona. E.M. (1996) dhe B.H. (1990) dyshohen për “vjedhje të rëndë” dhe “keqpërdorim i besimit”.
Ata dyshohen se në periudhë të caktuar kohore nga një shtetas i huaj kanë vjedhur stoli ari, para të gatshme dhe kanë tërhequr para nga banka.
Ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme nga Sektori i Hetimeve Rajonale në Gjilan, pas një hetimi intensiv dhe veprimeve mirë të organizuara operative në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, sot me datën 03.07.2025 ka arrestuar dy të dyshuar E.M. (viti i lindjes 1996) dhe B.H. (viti i lindjes 1990). Arrestimi i tyre është bërë pasi që bazuar në informacionet dhe provat e mbledhura gjatë hetimit, të dyshuarit, dyshohet se kanë qenë të përfshirë në veprat penale ‘Vjedhje e rëndë’ dhe ‘Keqpërdorim i besimit’, në të cilin dyshohet se në periudhë të caktuar kohore nga viktima shtetas i huaj, kanë vjedhur stoli ari, para të gatshme dhe tërheqë para nga banka. Dy të dyshuarit me aktvendim të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngrihet kallëzim penal për veprat penale të lartcekura”, ka njoftuar Policia e Kosovës.