Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Katër vjedhje të rënda në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë regjistruar katër vjedhje të rënda, ka njoftuar Policia e Kosovës. Në Podujevë, të dielën është ankuar një person se disa të tjerë i kanë hyrë në shtëpi dhe i kanë vjedhur stoli ari dhe para ta gatshme. Rasti thuhet se është nën hetim.

Vjedhje ka ndodhur edhe në rrugën “Leka i Madh” në Prishtinë, ku në ora 19:40, është arrestuar një person, i zënë duke kryer vjedhje në një shtëpi.

“Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin policor.

Edhe në Vushtrri është arrestuar një person pasi thuhet se kishte hyrë me forcë në një lokal, ku në arkë i kishte vjedhur 70 euro. I njëjti është dërguar në mbajtje.

Të dielën në ora 14:00, në Zveçan, persona të panjohur kanë depërtuar në një objekt fetar ku kanë vjedhur pjesë të kamerave dhe rreth 3000 dinarë të Serbisë.

Edhe Katër raste të vjedhjes brenda ditës, përfshirë stoli ari, para e armë Kronikë Katër raste të vjedhjes brenda ditës, përfshirë stoli ari, para e armë

Të njëjtit thuhet se kanë dëmtuar kabllot e rrymës që furnizoëjnë kamerat.

“Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia.