Policia e Kosovës ka raportuar për tri raste të vjedhjeve të rënda në Prishtinë në 24 orët e fundit.
Në një rast që ka ndodhur në mëngjesin e djeshëm, ankuesi ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në lokalin e tij që ofron shërbime postare, dhe kanë vjedhur para të gatshme dhe gjësende tjera. Personat janë larguar, ndërsa Policia po e heton rastin.
Në një rast tjetër një kosovar ka raportuar se në shtëpinë e tij dyshon se një grua i ka vjedhur stoli ari. Palët janë intervistuar dhe liruar me procedurë të rregullt.
Po ashtu në Kampusin Universitar, rreth orës 19:30 mbrëmë, një shtetas i huaj dyshohet se i kishte vjedhur telefonin një shtetasi kosovar. Nga i dyshuari është konfiskuar telefoni dhe i është kthyer viktimës. I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
-
Katër raste të vjedhjes brenda ditës, përfshirë stoli ari, para e armë
-
Qytetarit në Prishtinë i grabiten para dhe telefoni nga gjashtë të dyshuar
-
Policia po i kërkon tre persona për grabitje e vjedhje në Prishtinë
-
Tri vjedhje mbrëmë në Prishtinë – të arrestuar pati vetëm në njërin rast
-
Vidhen para dhe stoli ari në Prizren