Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh, ka bërë me dije se vetëm në rajonin e Prishtinës janë regjistruar katër aksidente komunikacioni me të lënduar.
Në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, dje në orën 14:40, raportohet se i dyshuari mashkull, shqiptar i Kosovës, përderisa ishte duke lëvizur me veturën Mercedes, në rrethana të panjohura ka goditur këmbësorin-viktimën mashkull, po ashtu shqiptar i Kosovës.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.
Kurse në fshatin Gllamnik, Komuna e Podujevës, po dje në ora 8:25, raportohet se i dyshuari mashkull, shqiptar i Kosovës, derisa ishte duke drejtuar veturën VW Passat, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, ka goditur një biçikletë që drejtohej nga viktima mashkull, gjithashtu shqiptar i Kosovës, raporton Koha.net.
Si pasojë e aksidentit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor.
Edhe
Goditen dy këmbësorë nga veturat në Prishtinë
Ndërkaq në lagjen Veternik të kryeqytetit, dje në ora 21:15, raportohet se ka ndodhur aksident në mes të dy veturave, një BMW që drejtohej nga një mashkull shqiptar, shtetas suedez, dhe një veture Opel Vectra me ngasës mashkull, shqiptar i Kosovës.
Si pasojë e aksidentit, dy pasagjerë, viktimat një mashkull shqiptar me shtetësi suedeze dhe një femër shqiptare e Kosovës, kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor.
Dhe rasti i fundit raportohet të ketë ndodhur në fshatin Babush, Komuna e Lipjanit, në ora 17:37.
Policia ka marrë informatën se ka ndodhur aksident në mes të dy veturave, një traktori dhe një kombaji.
Edhe
Dy persona të lënduar nga një aksident mes një veture dhe një motoçiklete
Si pasojë e aksidentit, dy viktima meshkuj, shqiptarë të Kosovës, kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.