Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy persona të lënduar nga një aksident mes një veture dhe një motoçiklete

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së mërkurës, në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për KOHËN se ngasësi i motoçikletës dhe bashkudhëtari i tij, kanë pësuar lëndime, për çka janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sot rreth orës 19:40 në rrugën "Fehmi Agani" në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku është përfshirë veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit dy persona ( ngasësi i motoçikletës dhe bashkudhëtari i tij)kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë Ahmeti.