11 persona janë lënduar në dy aksidente të ndryshme trafiku që kanë ndodhur dje në Gjilan e Prishtinë.
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se në fshatin Livoq i Epërm të Gjilanit janë lënduar shtatë persona pas përplasjes ndërmjet dy veturave, transmeton Koha.net.
“I dyshuari mashkull K-Shqiptar derisa po drejtonte veturën e tij në rrugë nga pakujdesia ka aksidentuar veturën tjetër te cilën e drejtonte viktima mashkull K-Shqiptar. Si pasoj e aksidentit ka pësuar lëndime vet i dyshuari e po ashtu edhe 6 persona tjerë. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi”, thotë PK.
Kurse në Prishtinë kanë mbetur të lënduar katër persona pas përplasjes ndërmjet dy veturave.
“I dyshuari mashkull K-Shqiptar derisa po drejtonte veturën e tij në rrugë nga pakujdesia ka aksidentuar dy veturat që i drejtonin viktimat meshkuj K-Shqiptar. Si pasoj e aksidentit pos dëmeve materiale janë lënduar katër persona të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi”, thotë PK.
-
Gjashtë të lënduar në një aksident në rrugën Gjilan – Prishtinë, dy gra hospitalizohen
-
Pesë të lënduar në një aksident në rrugën Gjilan-Kamenicë
-
Shtatë të lënduar në një aksident në Vranidoll
-
Aksident mes katër veturave në rrugën Gjilan-Prishtinë
-
Nëntë të lënduar në aksidentin me gjashtë vetura në Gjilan