Ankuesi shqiptar, shtetas i Kosovës, më 14 shkurt, në ora 12:30, ka deklaruar se ka marrë pazarin ditor në barnatoren e tij dhe ka shkuar në bankën “ProCredit” në Viti për të deponuar paratë në bankomat.
Fillimisht, ankuesi ka deponuar një kartëmonedhë prej 100€ ku bankomati i ka konfiskuar atë kartëmonedhë pastaj ankuesi ka bërë kontrollimin e parave të tjera dhe ka vërejtur se ka edhe dy kartëmonedha dyshohet se janë të falsifikuara, raporton Koha.net.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili urdhëron që rasti të cilësohet “Falsifikim i parasë” dhe të i dërgohet hetimeve të Krimeve Ekonomike Regjionale.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Artikuj të ngjashëm
-
Identifikohen para të falsifikuara në një bankomat në Prishtinë
-
Raportohen dy raste të falsifikimit të parave, u deponuan 500-she, 2-she e 1-she false
-
Një kartëmonedhë 500-euroshe kapet false në Prishtinë
-
Në një bankë në Prishtinë raportohet se u deponuan 251 monedha 2-euroshe false
-
Kapen 900 euro të falsifikuara në Prishtinë e Podujevë