Një veturë është përfshirë nga zjarri rreth orës 18:00 të së mërkurës, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për KOHËN se policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar.
“Rreth orës 17:45 është raportuar për një veturë të përfshirë nga zjarri në rrugën "Agim Ramadani" në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë menaxhuar përhapjen e zjarrit. Nuk raportohet për të lënduar. Aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Borovci.
