Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kaplohet nga zjarri një objekt i vjetër në Prishtinë

Një objekt i vjetër është përfshirë nga zjarri të dielën mbrëma në Prishtinë, e zjarrfikësit tashmë janë në vendin e ngjarjes.

Udhëheqësi i zjarrfikësve, Malë Gashi, i ka thënë KOHËS se rasti ka ndodhur në rrugën “Robert Doll”, e nga ky incident s’ka të lënduar.

KOHA ka mësuar se disa persona ua kanë vënë flakën gjësendeve që kanë qenë brenda objektit së ish-fabrikës së mobileve “Napredak”

KOHA ka dërguar pyetje edhe te Policia e Kosovës dhe artikulli do të përditësohet sapo të ketë përgjigje.