Agim Sylejmani është personi i arrestuar ditën e sotme me 11 kg heroinë në portin e Durrësit. Sipas burimeve, shtetasi kosovar nuk ka pranuar të flasë para uniformave blu, shkruan Gazeta Shqiptare.
Sylejmani prej disa vitesh jetonte në Zvicër. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në pikën e kontrollit të mjeteve, në mjetin e 50-vjeçarit shërbimet e Policisë Kufitare duke përdorur edhe qenin antidrogë kanë konstatuar se në brendësi të automjetit kishte lëndë narkotike.
Menjëherë është njoftuar grupi hetimor dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës. Gjatë kontrollit të imtësishsëm të automjetit në gomën rezervë dhe në brendësi të vendit ku ajo vendoset, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 25 pako me lëndë narkotike, me peshë 11 kg, e dyshuar Heroinë.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bënë arrestimin në flagrancë të kosovarit Agim Sylejmani, 50 vjeç, banues në Zvicër, drejtuesi i mjetit.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
-
Gjendet kokainë në një veturë që po kalonte kufirin nga Shqipëria, arrestohet i dyshuari
-
Një muaj paraburgim shtetasit maqedonas që u kap me mbi 6 kg heroinë
-
Arrestohen dy të dyshuar që u kapën me mbi 6 kg narkotikë
-
Arrestohet kosovari në Hungari, tentoi të kontrabandonte 11kg marihuanë
-
Shtetasi kroat kapet me 20 pako me heroinë në dalje të Kosovës