Njësia Antidrogë e Policisë së Kosovës ka sekuestruar 20 pako të narkotikëve të llojit heroinë, 2.500 euro dhe dy telefona celular nga vetura e një të dyshuari, nëpërmjet një operacioni policor.
Në një konferencë për media, Policia njoftoi të dielën se i dyshuari me shtetësi kroate dhe kosovare, me inicialet A.L., u kap me lëndën narkotike në dalje të Kosovës.
“I dyshuari, i lindur në vitin 1959 është arrestuar dhe po intervistohet në prani të avokatit. Vlera e substancës narkotike sillet rreth 20-25 mijë euro në tregun kosovar, e gjithsej shuma sillet deri në 200 mijë euro”, ka deklaruar rreshteri Reshat Murseli.
Sipas tij, lënda narkotike, gjithsej 20 kilogramë e 60 gramë ishte destinuar për në tregun e Bashkimit Evropian.
Njësitet e antidrogës po vazhdojnë me hetimin e rastit.
-
Sekuestrohen 15 kg heroinë në Ferizaj, arrestohen dy persona
-
Operacioni anti-drogë çon në arrestimin e 4 personave, një për krime kibernetike
-
Sekuestrohen rreth 7 kg marihuanë në Merdar, arrestohet një person
-
Sekuestrohen mbi 6 kg marihuanë e mbi 3 kg heroinë, arrestohet dy të dyshuar
-
Mbi 2 kg kokainë sekuestrohen nga një veturë, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarit