Policia e Sarandës ka bërë të mundur të vërë në pranga gjatë natës të shumëkërkuarin Shahin Abazi, 21 vjeç.
I arrestuari ishte shpallur në kërkim nga policia për grabitjen me armë të dy karburanteve dhe disa vjedhje, si markete e motorë, transmeton tch.
I kërkuari po tentonte të ishte më autobus drejt Tiranës, por policia ka marrë informacion dhe është vënë në ndjekje të autobusit, dhe në aksin Saranda-Gjirokastër ka ndërdyrë duke kapur 21-vjeçarin.
Mësohet se 21 vjeçari ka pranuar në polici grabitjen me armë në bashkëpunim të dy karburanteve.
Artikuj të ngjashëm
-
Grabitet një pikë karburanti, dy të maskuar me armë vodhën para
-
Arrestohet i dyshuari për grabitjen e 2.800 eurove në një pompë derivatesh në Ferizaj
-
Policia arreston një nga të dyshuarit për grabitje në një pompë karburanti në Kamenicë
-
Grabit me armë karburantin, kapet brenda pak kohe
-
Arrestohet 31-vjeçarja që grabiste pika karburanti