Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kapet duke kontrabanduar migrantë nga Palestina, arrestohet

Foto: Koha / ilustrim

Një person është arrestuar dje në Vërmicë pasi është kapur duke kontrabanduar katër migrantë nga Palestina, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Njësiti policor ka ndaluar veturën me targa vendore te cilën e drejtonte i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Gjate kontrollit në veturë janë hasur katër persona nga Palestina. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thotë PK.

Tutje thuhet se refugjatët kanë qëndruar në SPMK Vërmicë deri në mëngjes.