Është arrestuar një person që ishte i dënuar për dhunim me pesë vjet burgim.
26-vjeçari A.O. është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia e Kosovës ka thënë se policët e stacionit “Veriu” në Prishtinë kanë realizuar operacionin për arrestimin e personit të kërkuar.
“Policia e Rajonit të Prishtinës, po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale. Një nga këto operacione u realizua nga zyrtarët policorë të stacionit Veriu në Prishtinë, të cilët arritën të arrestojnë personin e kërkuar: A.O, mashkull, 26 vjeç, i cili konform urdhëresës së gjykatës, është dërguar në vuajtje të dënimit (5 vite) për veprën dhunim”, njoftoi PK-ja.