Një 45-vjeçar i dënuar për dhunim është arrestuar sot në Fushë-Kosovë.
Ai është i dënuar me pesë vjet burgim.
“Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale. Në një operacion të befasishëm që policia e Fushë Kosovës ndërmori sot, arriti të arrestojë personin e kërkuar; Sh. Sh, mashkull, 45 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me pesë vite burgim për veprën penale ‘Dhunimi’”, thuhet në njoftim.
I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet i dyshuari për dhunim në Fushë-Kosovë pas disa muajsh në kërkim
-
Arrestohet një person në Prishtinë, i dënuar me pesë vjet burgim për dhunim
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunim
-
Kapet 26-vjeçari i kërkuar për dhunim - ishte i dënuar me 5 vjet burgim
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Fushë-Kosovë