Policët e Kosovës kanë arrestuar një person që po kërkohej për dhunim.
I kërkuari është i mitur i dënuar me 3 vjet masë institucionale edukative. Pas arrestimit është dërguar në qendrën korrektuese për të mitur.
“Njësia për Realizimin e Urdhëresave, në kuadër të Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, ka realizuar me sukses arrestimin e një personi, i cili ishte në kërkim. I mituri ishte i dënuar me tre (3) vite masë institucionale edukative për veprën penale ‘Dhunim’. Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në qendrën korrektuese për të mitur sipas vendimit gjyqësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një person në Prishtinë, i dënuar me pesë vjet burgim për dhunim
-
Kapet 26-vjeçari i kërkuar për dhunim - ishte i dënuar me 5 vjet burgim
-
Një e mitur dyshohet se u dhunua për një vit në Prishtinë
-
I mituri dyshohet se theri një person, arrestohet
-
Arrestohet një person në Mitrovicën e Veriut, dyshohet se e dhunoi një të mitur