Tre serbë janë kapur me afishe dhe mbishkrime me përmbajtje nacionaliste, si dhe dron, në Graçanicë.
Të mërkurën vonë një njësi e Policisë së rajonit të Prishtinës ka ndaluar automjetin me targa të Serbisë dhe më pas i ka dërguar në stacion policor të dyshuarit.
Ndaj të dyshuarve është iniciuar hetim për veprën penale “Nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.
“Në automjet ndodheshin tre persona të nacionalitetit serb: L.D. (23 vjeç), J.P. (23 vjeç) dhe D.D. (22 vjeç). Gjatë kontrollit të kryer ndaj veturës dhe personave, janë gjetur disa afishe dhe mbishkrime me përmbajtje nacionaliste, si dhe një pajisje dron, që ndodhej brenda automjetit. Të dyshuarit janë shoqëruar në Stacionin Policor në Graçanicë, ku janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale”, njoftoi Policia.
-
Droni i KFOR-it kap dy serbë të pajisur me thikë e radiolidhje në Zveçan
-
Arrestohen 3 shtetas të Malit të Zi në Deçan, në veturë kishin mbishkrime nxitëse në gjuhën serbe
-
Në veturë patën thirrjen “Kosova është Serbi”, arrestohen tre persona pranë Manastirit të Deçanit
-
Dy serbëve në Jarinje iu zihen dokumente false, intervistohen nga policia
-
Masë paraburgimi serbëve të dyshuar për kërcënim të votuesve në Graçanicë