Dogana e Kosovës në koordinim me Policinë e Kosovës ka zbuluar rreth 2 kilogramë kokainë të fshehura, në mënyrë të sofistikuar, në një automjet që po hynte nëpërmjet pikëkalimit kufitar Merdar.
Policia e Kosovës ka thënë se kontrolli i thelluar ishte bërë nëpërmjet një skaneri X-ray, donacion i SHBA-së dhe ndaj përgjegjësve do të ndërmerren masa të mëtejme ligjore.
“Gjatë kontrollit të detajuar, janë zbuluar të fshehura rreth 2 (dy) kilogramë lëndë narkotike, për të cilën dyshohet se është kokainë. Substanca ishte e fshehur në mënyrë të sofistikuar brenda automjetit. Për realizimin e kontrollit të thelluar është përdorur edhe skaneri X-ray, donacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pajisje e cila ka lehtësuar ndjeshëm punën e zyrtarëve dhe ka mundësuar lokalizimin e saktë të vendit ku ishte fshehur lënda narkotike. Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa ndaj personave të përfshirë do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në komunikatën e përbashkët të Doganës dhe Policisë së Kosovës.

-
Dogana zbulon 23 mijë euro të padeklaruara Merdar
-
Arrestohen dy persona për narkotikë e armëmbajtje pas hetimit disamujorë të Policisë
-
Kërkohet paraburgim për tre shtetas të Shqipërisë që u kapën me 1 milion euro të padeklaruara
-
Kapja e 1 milion eurove në Merdar, Stavileci: Shuma më e madhe e zënë ndonjëherë
-
Si u kapën 1 milion euro në kufi?