Një grup prej 40 personash kurdë dhe irakianë është gjetur nga Policia në fshatin Novoselë. Të gjithë këta persona dyshohet se tentonin të kalonin në një vend të Bashkimit Europian, me ndihmën e grupeve kriminale shqiptare të trafikut të klandestinëve.
Këta persona fshiheshin në një banesë në fshatin Novoselë, ndërsa u pikasën nga forcat e Policisë dhe u ndaluan të gjithë. Ata janë shoqëruar në Polici për verifikime të mëtejshme, ndërsa bëhet e ditur se po hetohet edhe për mënyrën si kanë mbërritur në Shqipëri dhe se kush ka mundësuar hyrjen e tyre në territorin shqiptar.
Dyshohet se ky grup personash nuk ka kaluar përmes një pike kufitare të rregullt, por është shfrytëzuar kalimi përmes kufirit të gjelbër. Ndërkohë, po ushtrohet një kontroll i plotë në bashkëpunim edhe me Frontex.
-
Grupet e armatosura kurde përpiqen të futen në Iran nga Iraku
-
Tre kosovarë në kërkim nga Policia e Shqipërisë, dyshohet se ndihmuan kalimin ilegal të kufirit
-
Kapen disa migrantë në kamionët e gjetur në oborrin e një objekti afarist në Shtime
-
Policia zë në Vërmicë migrantë nga Siria, Somalia, Eritrea e Egjipti
-
Policia në Sarandë arreston tre kosovarë, tentuan t’ua kalonin kufirin ilegalisht 26 emigrantëve