Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën në fshatin Davidovc të Shtimes, në rimorkiot e dy kamionëve, janë zënë katër persona, dy shtetas kurdë dhe dy sirianë, që dyshohet se janë kontrabanduar.
“Gjatë kontrollit të realizuar derisa janë hapur dy rimorkio të kamionëve, janë vërejtur katër persona, të cilët pasi janë larguar më vonë janë hasur nga patrulla policore, të njëjtit janë identifikuar si: dy shtetas kurdë dhe dy sirianë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Lidhur me rastin thuhet se janë intervistuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë të cilët me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.
Personat e kontrabanduar thuhet se janë dërguar në qendrën e pritjes.
-
U kap në flagrancë duke transportuar tre pakistanezë, arrestohet i dyshuari në Vërmicë
-
Dyshohet për kontrabandë me migrantë në Gjilan, gjenden gjashtë shtetas të huaj në një kamion
-
Katër të arrestuar në dy raste të ndara të kontrabandës me migrantë
-
Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Prishtinë, në kamion iu gjetën migrantë nga Egjipti
-
Policia zë shtatë të huaj në një kamion, dërgohet në stacion policor i dyshuari