Krimi Ekonomik godet evazionin fiskal dhe informalitetin në shoqëritë e transportit urban. Operacioni policor "Bileta e falsifikuar" ka çuar në pranga 8 persona, 4 prej tyrë administratorë shoqërish transporti.
Policia sekuestroi 150 000 bileta të falsifikuara.
Arrestimet u bënë nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe Drejtorinë e Hetimit Tatimor, pas një hetimi një mujor me metoda speciale të hetimit.
Të arrestuarit janë:
F. I., 60 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator dhe ortak i një shoqërie transporti;
Edhe
9 të arrestuar nën dyshimin për mashtrim me naftë
F. V., 60 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator dhe ortak i një shoqërie transporti;
A. V., 51 vjeçe, banuese në Tiranë, me funksion administratore dhe ortake e një shoqërie transporti;
E. V., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë administratore e një shoqërie transporti;
L. A., 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë dispeçer i një linje autobusësh;
A. D., 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyre dispeçer i një linje autobusësh;
K. Q, 42 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë ekonomiste në një shoqëri autobusësh;
Edhe
Goditet grupi kriminal që falsifikonte dokumente – anëtarët shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë
A. I., 20 vjeç, banues në Tiranë, të cilit iu gjetën të fshehura provat materiale, në tentativë për t’i asgjësuar.
Siç bën me dije policia, "të arrestuarit dyshohet se duke bashkëpunuar me njëri -tjetrin kanë falsifikuar bileta të transportit urban në kohë dhe periudha të ndryshme, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe përfitim financiar të disa shoqërive operatore në transportin urban në qarkun Tiranë".
Këta shtetas përdornin bileta urbani të falsifikuara dhe jo të prodhuara në Shtypshkronjën e Letrave me Vlerë, të cilat i kishin hedhur në qarkullim duke përfituar shuma të konsiderueshme monetare.
Nëpërmjet këtyre veprimeve, policia thotë se i kanë shkaktuar shtetit një dëm të madh ekonomik, i cili do të përllogaritet në vazhdimësi nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale 150 000 bileta urbani të falsifikuara, vënia në përdorim e të cilave kap vlerën 6 000 000 lekë të reja.
Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një automjet i markës “Masserati”, 4 aparate celulare, në posedim nga personat nën hetim, kartela të ndryshme financiare të plotësuara me shkrim dore, 5 libra arkash, 62 blloqe mandatesh arkëtimi, 350 kopje mandatesh arkëtimi , si dhe dokumente të tjera me shënime të ndryshme.
Edhe
Ndalohen 4 persona në Tiranë, “shisnin online” bileta për ndeshjen Shqipëri – Çeki për 400 euro
Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor vijojnë hetimet me intensitet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale u dërguan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Falsifikimi i letrave me vlerë” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.