Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
LAJMET E MBRËMJES

9 të arrestuar nën dyshimin për mashtrim me naftë

9 të arrestuar nën dyshimin për mashtrim me naftë

Një operacion i gjerë i institucioneve të zbatimit të ligjit ka rezultuar me arrestimin e nëntë personave të dyshuar për përfshirje në një rrjet të krimit të organizuar që dyshohet se përfitonte miliona përmes transaksioneve fiktive dhe shmangies së tatimeve në tregun e karburanteve. Gjatë aksionit u bastisën 21 lokacione dhe u sekuestruan para, automjete, autobotë, armë, e prova të tjera

Yllnora Elshani Arifaj

Një skemë e dyshuar kriminale me aktivitet shitjen dhe transaksionet fiktive të derivateve të naftës, është goditur të mërkurën nga autoritetet e rendit dhe hetuesisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në operacionin e përbashkët të Prokurorisë Speciale, Policisë, Doganës dhe Administratës Tatimore janë bastisur 21 lokacione, e janë arrestuar nëntë persona. 

Në njoftimin e përbashkët të këtyre institucioneve, thuhet se të dyshuarit kishin krijuar një grup të strukturuar kriminal dhe dyshohet se përdornin dokumente të rreme tatimore dhe realizonin transaksione fiktive për të përfituar kundërligjshëm. 

“Hetimet e përbashkëta kanë çuar në arrestimin e F. M., F. M., M. M., S. K., N. B., D. M., A. M., N. M., dhe G. Q., të cilët dyshohen për kryerjen e veprave penale: shpëlarje e parave, kontrabandim i mallrave në bashkëkryerje, pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar, dokumente të rrejshme lidhur me tatim dhe shmangie nga tatimi”, thuhet në komunikatë.

Për aksionin dhe hetimet, Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës u ka dhënë mbështetje institucioneve përgjegjëse dhe është distancuar nga grupi i të dyshuarve. 

“Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të ngushtë me institucionet kompetente dhe mbështet çdo proces që forcon sundimin e ligjit, nxit konkurrencën e ndershme dhe rrit besimin e qytetarëve në tregun e naftës”, ka thënë Zekim Istogu, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve.

E ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, në një reagimin për aksionin ka thënë se ekonomia zhvillohet vetëm atëherë kur të gjithë luajnë në fushë të barabartë e me rregulla të njëjta.

Në njoftim thuhet se gjatë kontrolleve janë sekuestruar 15 mijë euro para të gatshme, pesë vetura dhe pesë autobotë për transport të derivateve të naftës. Po ashtu janë gjetur edhe dy armë zjarri, 54 fishekë, pajisje elektronike dhe dokumente të ndryshme. 

Autoritetet kanë sekuestruar edhe monedha 2-euroshe në vlerë 300 euro, e të cilat dyshohet se janë false.