Prishtinë – Vërmicë, 28 mars - Në pikëkalimin kufitar të Vërmicës Policia Kufitare mbrëmë (27.03.2017) rreth orës 20:00 ka ndaluar vetura Opel Astra (me targa të Kosovës) e cila drejtohej nga një shtetas i Kosovës (zyrtar policor) dhe brenda kishte edhe një bashkudhëtar (zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës), thuhet në njoftimin e sotshëm të Policisë së Kosovës, transmeton Koha.net.
Gjatë kontrollit ajo ka gjetur një armë automatike AK-47 me një karikator me 30 fishekë dhe një pistoletë të tipit TT me tetë fishekë të kalibrit 7.62.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBazuar në autorizimet ligjore të IPK-së, Policia Kufitare ka njoftuar hetuesit e IPK-së të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Hetuesit kanë kontaktuar me prokurorin kompetent, i cili ka urdhëruar konfiskimin e armëve dhe me vendim të tij ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Si pjesë e procedurës administrative ndaj zyrtarit policor është marrë edhe masa e suspendimit nga detyra deri në përfundimin e procedurës hetimore.