Të paktën 28 kilogramë heroinë u sekuestruan në periferi të Athinës në një operacion ku u arrestuan dy shqiptarë, njeri prej të cilëve kreu i bandës bën të ditur policia greke.
Droga, heroinë e pastër ishte futur në 54 pako të presuara dhe bashkë me këtë sasi lënde narkotike u kapen dhe 5 kg lëndë përzierëse, transmeton tch.
Bashkë me shqiptarët u arrestua edhe një greke 29-vjeçare, ndërsa një person i katërt u shpall në kërkim.
Heroina vinte nga Turqia dhe do të shpërndahej në Athinë.
Artikuj të ngjashëm
-
Goditet rrjeti i trafikut të heroinës Turqi-Greqi, mes të arrestuarve edhe shqiptarë
-
22 grekë e shqiptarë të arrestuar në Athinë për kokainë “dëborë” e heroinë “gështenjë”...
-
Sekuestrohet 105 kg kokainë në banesën e dy shqiptarëve në Greqi
-
Në Athinë kapen 21 kg heroinë, në pranga katër shqiptarë dhe një greke
-
Shkatërrohet rrjeti i trafikut të drogës në Greqi, ndër 23 të arrestuar edhe shqiptarë