Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kapen mbi 1 kg kokainë në Sarandë

Policia e Shqipërisë në një operacion policor ka kapur 1 kilogram e 255 gramë kokainë në Sarandë.

Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë në aksionin të koduar si “Çuka”, është arrestuar një person dhe është në kërkim një person tjetër. Ata shpërndanin drogë në zona të ndryshme të Sarandës.

“Sekuestrohen 1 kg e 255 gram kokainë , 1 armë gjahu, 1 shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, tre peshore elektronike, 6 mjete të ndryshme, 4 targa automjetesh dhe sende të tjera të kundërligjshme”, thuhet nga Policia.

Është arrestuar 41-vjeçari R.L. ndërsa është në kërkim 26-vjeçari B.Ç., të dy banues në Sarandë.

Artikuj të ngjashëm