Njëmbëdhjetë shtetas të Afganistanit kanë hyrë ilegalisht në Kosovë gjatë së shtunës. Policia e Kosovës ka thënë për KOHËN se personat janë hasur në një kamion të mallrave në terminalin doganor, në magjistralen Prishtinë - Fushë-Kosovë.
“Në rast më pas janë përfshirë edhe zyrtarë policorë nga Drejtoria për Emigrim dhe të Huaj”, ka thënë Bajram Krasniqi nga Policia.
Emigrantët janë dërguar në Kampin për Azil në Magure të Lipjanit ndërsa çështja e drejtuesit të kamionit është duke u trajtuar në bashkëpunim me prokurorin kujdestar.
Artikuj të ngjashëm
-
Kapen katër shtetas të huaj që po tentonin të hynin në Kosovë ilegalisht
-
Tre emigrantë ilegalë nga Pakistani kapen në një kamion në Prishtinë
-
Kapen 12 shtetas të huaj në një kamion në Han të Elezit
-
Dyshohet për kontrabandë me migrantë në Gjilan, gjenden gjashtë shtetas të huaj në një kamion
-
Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Prishtinë, në kamion iu gjetën migrantë nga Egjipti