Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kapen 12 shtetas të huaj në një kamion në Han të Elezit

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e sotme të mëngjesit, në linjën hyrëse në Terminalin Doganor të Kosovës në Han të Elezit, janë kapur 12 shtetas nga Afganistani në një kamion që po drejtohej nga një shtetas kosovar nga Graqanica. 

Kamioni me ngjyrë hiri, ishte drejtuar nga A.N. i lindur në vitin 1983. Janë iniciuar hetimet për kontrabandim me migrant. 

“Nga ana e zyrtarëve policor mjeti është selektuar për kontroll me pajisje-kamera. Gjatë kontrollimit kamera ka dhënë sinjale se në rimorkio mund të ketë të fshehur gjallesa. Pas sinjalizimit nga pajisja, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës ka këputur bllombën, është hapur rimorkio ku edhe janë gjetur dymbëdhjetë (12) persona shtetas nga Afganistani. Të gjithë personat janë kontrolluar nga ekipi mjekësor. Në bashkëpunim me prokurorin kompetent janë duke u kryer hetime lidhur me dyshimet për kontrabandim me migrant, përderisa personat e identifikuar janë duke u trajtuar konform ligjit për të huaj në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.