Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ndalohen 4 migrantë ilegalë në Han të Elezit, ishin fshehur në rimorkio të kamionit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në pikën kufitare të Han të Elezit gjatë kontrollit në rimorkion e një kamioni me targa të Maqedonisë së Veriut janë zbuluar katër shtetas të huaj, migrantë ilegalë.

Personat e moshave 30-vjeçare, 28-vjeçare, 26-vjeçare dhe 17-vjeçare, është mësuar se kanë udhëtuar nga shtetet lindore për në Maqedoni të Veriut dhe nga aty për në Kosovë.

Ata destinacion kishin shtetet e Bashkimit Evropian.

Policia ka bërë të ditur se është ndaluar shtetasi i Maqedonisë Veriore, i moshës 63-vjeçare.

“Rasti është trajtuar nga njësiti i hetimeve dhe njësia e migrimit në (DRK) Lindja në Kaçanik për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Image