Tre shtetas palestinezë janë ndaluar të mërkurën nga policia në pikë kalimin kufitar të Hanit të Elezit, ka njoftuar Policia.
Të dyshuarit janë gjetur të fshehur në rimorkion e një kamioni me targa të Turqisë.
Derisa kanë qëndruar brenda rimorkios së kamionit, të dyshuarve iu është përkeqësuar gjendja shëndetësore, për çka kanë marrë trajtim mjekësor.
“Rreth orës 13:00, në Pikën e Kalimit Kufitar Hani Elezit në linjën hyrëse në terminalin doganor, policia kufitare ka arritur të identifikojë tre persona, shtetas të Palestinës. Të njëjtit janë gjetur të fshehur nën rimorkio te konstrukti i karrocerisë te goma rezervë në një kamion me targa të Turqisë. Fillimisht të njëjtit janë nxjerrë nga vendi ku ishin fshehur dhe për shkak të gjendjes shëndetësore menjëherë iu është ofruar ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Pas ofrimit të ndihmës së parë, atyre u janë kryer procedurat tjera nga ekipet kompetente mjekësore, ndërsa me rastin po merren njësiti i hetimeve dhe ai për migrim.
Sipas policisë, emigrantët po e shfrytëzojnë Kosovën si vend transit për të vazhduar drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
-
Ndalohen 4 migrantë ilegalë në Han të Elezit, ishin fshehur në rimorkio të kamionit
-
Policia në një kamion në Han të Elezit has në dy imigrantë
-
Policia kap pesë emigrantë në një rimorkio kamioni në terminalin doganor të Ferizajt
-
Kapen katër shtetas të huaj që po tentonin të hynin në Kosovë ilegalisht
-
Një shtetas turk kapet nga policia duke i kontrabanduar dy marokenë