Policia është duke trajtuar sipas procedurave nëntë emigrantë të cilët janë kapur sot në pikë kalimin kufitar në Han të Elezit.
Policia ka njoftuar se automjeti ku ishin emigrantët drejtohej nga një shtetas i Serbisë.
“Zyrtarët policorë, në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit, më 21.04.2021, në ora 11:10 në hyrje në Terminalin Doganor kanë kontrolluar me prisje të veçantë (zbulues të pranisë së njerëzve në automjete) një kamion që drejtohej nga: S.N. (viti i lindjes 1976, shtetas i Serbisë), i cili vinte nga Greqia. Gjatë kontrollimit, pas sinjaleve të mara është vendosur që rimorkio të hapet për kontroll. Pas kontrollit, në rimorkion e kamionit janë hasur nëntë emigrant pa dokumente identifikimi. Rasti është trajtuar në koordinim me prokurorin kujdestar”, thuhet në njoftim.
-
Ndalohen 4 migrantë ilegalë në Han të Elezit, ishin fshehur në rimorkio të kamionit
-
Një kamion me 14 migrantë afganë ndalohet në Han të Elezit, 6 nga ta fëmijë
-
Pesë sirianë tentojnë të hyjnë në Kosovë në mënyrë ilegale
-
Policia në një kamion në Han të Elezit has në dy imigrantë
-
Kapen 12 shtetas të huaj në një kamion në Han të Elezit