Policia ka njoftuar se përmes një kamioni me targa të huaj përmes terminalit doganor në Prizren kanë arritur të hyjnë ilegalisht katër shtetas të huaj.
Përmes një njoftimi në Facebook nga Policia, kamioni ishte ngarkuar me pako higjienike.
“Më datë 12.09.2022 rreth orës 15:30, Policia e Kosovës ka pranuar informacione relevante se në terminal doganor në Prizren permes një kamioni me targa vendore janë futur në mënyrë ilegale në Republikën e Kosovës katër shtetas të huaj. Menjëherë njësiti policor iu ka përgjigjur informacionit, janë kontaktuar zyrtarët doganor të cilët gjatë kontrollit në kamionin e tipit Mercedes, brenda në rimorkio ku kishte të ngarkuar pako higjienike kishin gjetur të fshehur katër persona meshkuj shtetas të huaj. Njësitet kompetente policore janë marr me rastin për procedura të mëtejme sipas ligjeve në fuqi”, thuhet në njoftim.
-
Ndalohet një veturë në Prizren, brenda saj gjenden shtatë migrantë ilegalë
-
Tre emigrantë ilegalë nga Pakistani kapen në një kamion në Prishtinë
-
Dyshohet për kontrabandë me migrantë në Gjilan, gjenden gjashtë shtetas të huaj në një kamion
-
Ndalohet pasi hyri ilegalisht në Kosovë
-
Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Prishtinë, në kamion iu gjetën migrantë nga Egjipti