Policia greke ka shkatërruar një bandë trafikantësh droge, e cila mbahet përgjegjëse edhe për disa vjedhje në distriktin e Exarchias në Athinë.
Operacioni i gjerë policor që solli arrestimin 21 personave, shumica prej të cilëve sipas tvklan.al, janë shqiptarë, mësohet se është zhvilluar orët e para të mëngjesit të së premtes.
“Protothema” raporton se synimi i shqiptarëve që trafikonin kokainë dhe kanabis ishte të bëheshin “baronë” në kryeqytetin grek.
Sipas “Kathimerini”, policia nuk ka dalë ende më një njoftim për media lidhur me detajet e operacionit dhe të personave të vënë në pranga.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Athinë kapen 21 kg heroinë, në pranga katër shqiptarë dhe një greke
-
Shkatërrohet rrjeti i trafikut të drogës në Greqi, ndër 23 të arrestuar edhe shqiptarë
-
Kapen me 28 kg heroinë, pranga 2 shqiptarëve në Athinë
-
Një shqiptar e gjashtë grekë të arrestuar për trafik droge
-
Shkatërrohet banda e rrezikshme në Athinë, arrestohen 27 shqiptarë