Një operacion masiv i policisë greke ka arritur të shkatërrojë bandën e rrezikshme në Athinë.
Në kuadër të këtij operacioni, sipas raportimit të albeu, janë arrestuar 27 shtetas shqiptarë, 1 bullgar dhe 1 gjeorgjian, 1 grek dhe 1 banor i Bangladeshit.
Duke iu referuar mediave greke, banda e drejtuar nga shqiptarët gjatë 10 viteve të fundit, mban përgjegjësinë e grabitjeve të ndodhura në stacione autobusësh, metro dhe në aeroporte të shtetasve të ndryshëm që udhëtonin me to.
Mësohet se në kuadër të këtij operacioni janë shpallur në kërkim 18 shtetas të tjerë, kryesisht shqiptarë. Ata kanë vepruar në zonat “Omonia”, “Evangelizmos”, “Megaro Musikis”, “Panormou”, “Sintagma”, “Metaksurgio” dhe “Kalithea” dhe në aeroportin “Eleftheros Venizelos” duke u ndarë në grupe nga 3-10 persona, të cilët më pas ndanin fitimin me njëri-tjetrin.
Drejtues të grupit janë shtetas shqiptarë që mësohet të jenë arrestuar.
-
Kapen ‘baronët’ e drogës në Athinë, shumica shqiptarë ndër 21 të arrestuar
-
Greqia arreston anëtarin e një bande që përfitoi miliarda dollarë nga kontrabanda
-
Bastisje e arrestime në Greqi pas rikthimit të sulmeve militante
-
Shtatë tifozë të Dinamos tentojnë të ikin nga Greqia
-
Goditet banda në Greqi, vidhnin banesat në Mykonos