Policia e Kosovës njoftoi se janë konfiskuar armë e municione në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë.
Sipas njoftimit, një qytetar ka njoftuar se derisa po mblidhte hekurina, kishte hasur në dy armë të gjata.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, e pos armëve të gjata, kanë gjetur armë automatike, gjysmëautomatike, tre karikatorë, një mjet shpërthyes tromblon, katër granata dore dhe 360 copë fishekë.
“Është kontaktuar prokuroi i shtetit në lidhje me këtë rast dhe sipas udhëzimeve të tij është iniciuar rasti ‘Mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim te pa autorizuar te armëve’ dhe hetimet për zbardhjen e këtij rasti do të vazhdojnë.”, thuhet në njoftimin policor.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy të ndaluar në Vushtrri, sekuestrohen armë dhe municione
-
Gjenden municion, armë e pajisje ushtarake në tri shtëpi të pabanuara në Zubin-Potok
-
Sekuestrohet një armë zjarri pas disa të shtënave në Jezerc të Ferizajt
-
Sekuestrohen armë, municion e uniformë ushtarake në Zubin-Potok
-
Policia konfiskon armë e fishekë në dy lokacione në Zubin-Potok