Policia e Kosovës ka njoftuar të shtunën se një person i panjohur, gjatë vozitjes me kamion në Vushtrri, nga pakujdesia ka kapur kabllot e rrymës dhe ato të postës.
Si pasojë e kësaj, shtylla është rrëzuar dhe lëndime kanë pësuar tre persona, prej të cilëve dy të mitur të cilët ndodheshin në një veturë ku ka rënë shtylla.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Vozitësi i pa njohur, me kamion nga pa kujdesia ka kapur kabllot e rrymës dhe të postes, ku gjatë tërheqjes ka rrëzuar shtyllën, e cila ka goditur një veturë civile. Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj (njëri i mitur) dhe një femër kosovar (e mitur), të cilët ishin në veturë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.