Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kamioni godet një këmbësor në “Rrugën B”

Një këmbësor ka pësuar lëndime trupore shkak i goditjes nga një kamion që ndodhi të mërkurën rreth orës 12:00 në “Rrugën B” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se nga aksidenti rrugor i kamionit transportues është lënduar këmbësori e për çka ai është dërguar për trajtim mjekësor.

Ajo ka thënë për KOHËN se me rastin po merret njësiti i trafikut.