Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar informacione nga një qytetar i cili pretendonte për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga një zyrtar policor në Ferizaj.
Incidenti ishte raportuar të ketë ndodhur më 3 gusht në një lokal në Ferizaj.
Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorin kompetent. hetuesit e IPK-së lidhur me këtë rast kanë arrestuar gjatë së premtes një zyrtar policor, punonjës në Stacionin Policor Ferizaj, që ishte i përfshirë në këtë incident.
Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
-
Rekomandohet suspendimi i një polici, dyshohet se keqtrajtoi një person gjatë arrestimit
-
Rekomandohet suspendimi i një polici, dyshohet për keqtrajtim gjatë një arrestimi
-
Arrestohet një i dyshuar në Ferizaj pasi rrahu babanë e ish-bashkëshortes
-
Ndalohen tre persona të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare
-
Arrestohet polici në Shtërpcë, dyshohet për përfshirje në skema piramidale dhe bixhoz të paligjshëm