Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se në koordinim me Prokurorin e Shtetit do të vlerësojë dhe hetojë reagimin policor në rastin e vdekjes së një burri në Lipjan, që ndodhi në orët e para të së hënës.
Sipas Policisë viktima para se të vdiste në gjendje të dehur ka sulmuar automjete dhe kalimtarë.
“Zyrtarët e Policisë së Kosovës kishin reaguar në këtë incident pas pranimit të informacionit për një person të dyshuar në rrugën ‘Haradin Bajrami’ në Lipjan i cili më vonë ishte raportuar se ka vdekur. Njësitet relevante hetimore policore si dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes kurse trupi i pajetë i personit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. IPK në kuadër të autorizimeve ligjore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit do të vlerësojë dhe hetojë reagimin policor në këtë rast përderisa rasti do të trajtohet si ‘Hetim mbi vdekjen’”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe shumë veprime hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë incident.
Policia po e heton vdekjen e një burri në Lipjan, i dehur sulmonte automjete e kalimtarë
Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar vdekjen e një burri në Lipjan, i...-
Policia po e heton vdekjen e një burri në Lipjan, i dehur sulmonte automjete e kalimtarë
-
Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë, policia po e heton rastin
-
Policia heton vdekjen e një personi në Lipjan
-
Policia s’e përmend forcën e tepruar ndaj 27-vjeçarit, thotë se nuk ishte bashkëpunues
-
Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, ndalohen për 48 orë pesë policët e përfshirë në rast