Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë suspendimin e një zyrtareje policore në Prishtinë me dyshimin se ka kryer veprën penale të kanosjes.
Sipas njoftimit nga IPK-ja, informacionet e para për rastin ishin pranuar nga ankuesi përmes telefonit e më pas ai i ka përshkruar rrethanat e rastit.
“Rekomandimi është bërë bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së në interes të hetimit të rastit. Informacionet e para lidhur me këtë rast hetuesit e IPK-së i kishin pranuar dje në orët e pasdites nga ankuesi fillimisht përmes telefonit. Pas pranimit të informacioneve fillestare hetuesit e IPK-së kanë marrë një deklaratë nga ankuesi i cili ka përshkruar rrethanat e rastit”, thuhet në njoftim.
Në koordinim me Prokurorinë janë ndërmarrë veprimet hetimore. Rasti pritet të trajtohet në procedurë të rregullt.
IPK-ja ka thënë se pret që të ndërmerren edhe veprime tjera hetimore për ndriçimin e rastit.
-
Rekomandohet suspendimi i dy policëve për kanosje në raste të ndara
-
IPK-ja arreston një zyrtar policor të dyshuar për kanosje
-
Ndalohen dy persona të dyshuar për lëndim dhe kanosje të një zyrtari të IPK-së
-
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
-
Arrestohet një zyrtar policor nën dyshimin për ngacmim