Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 3 vjet burgim dhe 500 euro gjobë një person për veprën penale “vjedhje”.
Në njoftimin për media, Gjykata thotë se G.B është akuzuar nga Prokuroria pasi që me datë 25.10.2019 në rrugën “Garibaldi”, në afërsi të Hotelit Grand në Prishtinë, me qëllim që me përvetësimin e sendeve të huaja të luajtshme, vetes apo personit tjetër t’i sjellë dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme, “kishte shfrytëzuar situatën kur e dëmtuara D.M kishte qenë duke blerë gjësende në një kioskë, dhe i akuzuari kishte arritur që nga xhepi i saj të merrte telefonin e saj dhe të ikte nga vendi i ngjarjes, duke i shkaktuar kështu të dëmtuarës dëm material në vlerë prej 600 euro”.
“I akuzuari G.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tri) viteve, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi si dhe dënim me gjobë në shumën prej 500 (pesëqind) euro. Në këtë dënim të akuzuarit i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej datës 12.11.2019 e tutje”, thotë Gjykata, duke shtuar se të akuzuarit G.B i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.
I akuzuari G.B nga shkresat që posedon Gjykata njihet si recidivist i cili më herët kishte qenë i dënuar nga Gjykata për vepra të ndryshme penale.
-
Tre vjet burgim për vjedhje të rëndë
-
Dënohet me një vjet burg dhe 300 euro gjobë një person në Prizren
-
Tri vjet burg dhe 1.000 euro gjobë ndaj një të akuzuari për vjedhje të rëndë
-
Një vit burgim personit që vodhi telefonin e një gruaje në QKMF-në në Prizren
-
Themelorja në Prishtinë dënon me 7 vjet burgim e 3000 mijë euro gjobë një person për vjedhje të rëndë